Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit. Sipas vendimit të KAS bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra. Socialistët kërkuan miratimin e një flete votimi vetëm me numra. Këtë vendim të KAS mësohet se PD do ta anikomojë në Kolegj Zgjedhor.
KAS rrëzoi ndërkohë kërkesën e PD që kërkoi që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. Gjithashtu KAS pranoi kërkesën e Bindjes Demokratike për të zëvendësuar siglën e saj në fletën e votimit.