1. Demi-Jeta luksoze ekziston për ta shijuar një Dem ashtu siç vetëm ai di, por sigurisht më parë duhen të ardhura të bollshme. Kjo shenjë Toke njihet për disiplinën që tregon në punë dhe këmbënguljen për të arritur aty ku do. Duan të marrin kohën e tyre për t’u menduar për gjërat që duan të bëjnë, por e sigurt është që ia dalin. Demët kanë një dashuri të madhe për gjërat e shtrenjta, luksoze dhe jetën e mirë dhe nuk bëjnë kompromis për asgjë më pak.
2. Virgjëresha-Një tjetër shenjë po aq punëtore sa Demi është Virgjëresha, prandaj s’është surprizë që shoqja/shoku juaj i këtij zodiaku të pasurohet shpejt. Ata janë me këmbë në tokë, vëzhgojnë detajet dhe dinë se si të menaxhojnë të ardhurat bankare, që do të thotë: nuk e shpërdorojnë paranë! Kanë tendencën të jenë perfeksionistë prandaj janë gjithnjë duke u përmirësuar. I pëlqen mirëqënia dhe marrin shumë kohë për t’u kujdesur për veten.
3. Peshorja-Sipas një studimi të publikuar nga Bussines Insider, rezultoi se ka më shumë miliarderë të shenjës së Peshores krahasuar me shenjat e tjera. Kjo s’është surprizë pasi Peshoret njihen për dashurinë që kanë ndaj luksit dhe parave. Janë diplomatë dhe mirënjohës, gjë që i ndihmon shumë në botën e biznesit dhe marrëveshjet fitimprurëse. Shijes së tyre të shtrenjtë i duhen shumë, shumë zero në llogarinë bankare.