Reuter raporton se kompania Sinovac ka deklaruar se vaksina e saj antiCOVID-19 është miratuar për përdorim të gjerë publik nga rregullatori i produkteve mjekësore të Kinës. Kjo e bën atë vaksinën e dytë të miratuar për përdorim publik në Kinë, pas Sinopharm të zhvilluar nga një institut i Pekinit i lidhur me Grupin Kombëtar Farmaceutik të Kinës, e miratuar në dhjetor.
Të dy vaksinat, si edhe një kandidat i tretë nga Sinopharm, janë përdorur tashmë në programin e vaksinimit të Kinës, që ka administruar mbi 31 milionë doza, kryesisht duke synuar grupe me rrezik më të lartë të infeksionit. “Miratimi i vaksinës me dy doza nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës bazohet në rezultatet e provave klinike të fazës së vonë”, tha Sinovac.
Një provë e fazës I dhe II në Kinë tregoi se vaksina mund të gjenerojë përgjigje imune në të vaksinuarit e moshuar dhe po testohet edhe te personat e moshës tre deri në 17 vjeç.
“Shkalla e suksesit në Turqi ishte 91,25%, sipas studiuesve vendas”, vazhdon më tej kompania kineze. Sipas Sinovac, prova e Brazilit gjithashtu zbuloi se vaksina ishte 83,7% efikase kundër rasteve që kërkonin trajtim mjekësor dhe 100 % efikase kundër shtrimit në spital, rasteve të rënda dhe vdekjes.