Gjatë takimit me fermerët në Berat, kryeministri Edi Rama tha se para 7 vitesh ishte bujqësi mbijettese.
“Këtu ka edhe të tjerë që janë modele. Ajo që është e rëndësishme është se këta shembuj po infektojnë pozitivisht të tjerët dhe po shtohen pikat e referimit. Namin e madh e ka lushnja dhe Divjaka por Berati është kthyer në platformën shembullore të transformimit të bujqësisë duke kaluar nga bujqësia e mbijetesës te sipërmarrja. Jo vetëm që është e mundur, por nëse ke vizionin e duhur, punën dhe durimin mund të dalësh dhe të ngjitesh në maja të paimagjinueshme.
Kthejeni pak kokën pas 7 vite më parë dhe kujtoni rrugët e shqipërisë se sa shumë kishte tezga që shisnin produkte. Kudoi ku shkoje anës rrugës njerëz me tezga, ishte bujqësia e mbijetesës.
Është e rrallë sot të shohësh ndonjë me tezgë sepse skam ë produkte shumë nga produktet që dalin me torba në treg. Sepse grumbullohen në pika dhe shkojnë në treg. Shqipëria e para në rajon për thithjen e findeve nga BE”.