Gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili tha se kryeprokurori i Elbasanit ka konflikt interesi duke shtruar pyetjen nëse një i afërm i kandidon në zgjedhjet elektorale.
Baze i sjell në vëmendje se para kësaj deklarate duhet ta nisë nga vetja.
“Ilir Meta thotë se kryeprokurori Elbasanit ka konflikt me këto zgjedhje pasi i kandidon një i afërt i tij. Konflikt më.të madh se sa Presidenti, që ka gruan bashkryetare opozite nuk ka njeri. Edhe pse ai vet po sillet vet si kryetar opozite”, ironizon Baze.