Kandidatët e Partisë Socialiste të Durrësit zhvilluan takime me banorët e lagjes 17 të qytetit, lagje e cila ëshët vlerësuar për mbështetje të madhe që ka dhënë për PS në zgjedhjet e fundit.
Takimi është hapur nga deputeti aktual i PS Roland Xhelilaj, i cili ka shprehur mirënjohjen për banorët e lagjes 17 si mbështetës të vazhdueshëm të forcës së majtë si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato vendore. Ai iu ka bërë thirrje banorëve që në ditët e mbetura deri në datën 25 të bindin këdo që është i pasigurt për të votuar që në 25 prill të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që garanton zhvillimin dhe ecjen para të vendit.
Klodiana Spahiu:
PS e tregoi veten, përballoi me sukses sfidat
Kandidatja Klodiana Spahiu tha në këtë takim se Partia Socialiste e ka treguar që është një forcë poltike që ka në plan të parë punën, zhvillimin e vendit dhe përballimin e sfidave. Duke përmendur tërmetin dhe pandeminë, Spahiu tha: “i përballuam me sukses edhe tërmetin, edhe pandeminë. Në 26 nëntor Durrësi u godit rëndë nga tërmeti, por që të nesërmen falë angazhimit të gjithë strukturave të shtetit dhe vecanërisht kryeministrit Rama, u sistemuan menjëherë njerëzit në hotele, nuk mbeti njeri jashtë. Pak nga pak nisi procesi i rindërtimit dhe ja ku jemi, pjesa më e madhe e punës është bërë. Edhe me pandeminë është një tjetër histori suksesi, ka filluar vaksinimi masiv dhe tashmë kemi më shumë se 300 mijë qytetarë të vaksinuar”. Duke folur për listën e kandidatëve të PS për Durrësin, Klodiana Spahiu tha se: “kemi kandidatë shumë të mirë që vijnë nga fusha e universitetit, kandidatë nga ekonomia dhe kontabiliteti, kemi kandidate si Milva Ekonomi, një nga gratë më të investuara të Partisë Socialiste, kemi të rinj që vijnë nga FRESSH që kanë spikatur për angazhimin dhe kontributin e tyre në PS. Nesër në Durrës do të prezantohet një projekt shumë i madh, projekti për portin turistik. Është një gjë shumë e mirë për qytetin tonë, do të ketë mijëra vende pune, do transferohet porti tregtar dhe do ndërtohet porti i ri, i cili do të jetë porti më i amdh turistik në Mesdhe”. Spahiu e mbylli fjalën e saj duke iu bërë thirrje banorëve që të votojnë në 25 prill nr 12 dhe Edi Ramën, pasi, siç u shpreh ajo, “vetëm kështu do të kemi të sigurt të ardhmen e vendit, të ardhmen e fëmijëve dhe brezave tanë”
Alban Xhelili: Biznesi i vogël po mer frymë nga zerimi i taksave
Alban Xhelili, kandidati që mban nr 2 në listën e qarkut Durrës, është shprehur se politikat e Partisë Sociliste në lidhje me nivelin e taksimit janë shumë positive. Ai tha se: “unë jam marë shumë me biznesin gjatë viteve të fundit për shkak të profesionit tim dhe e them me bindje se politika e PS në lidhje me nivelin e taksimit është një pikë e fortë e fushatës tonë. Të gjithë ata që kanë biznese e dinë se sot nuk paguajnë asnjë lek për xhiron vjetore deri në 10 milion lekë të reja. Edhe unë nëse do të kisha një biznes të vogël, do isha përkrah këtij vendimi, taksimi zero i ka dhënë një frymëmarrje biznesit të vogël, sidomos pas kësaj periudhe të vështirë që shkaktuan tërmeti dhe pandemia. Prandaj në 25 prill ne duhet të votojmë PS dhe Edi Ramën pëkërisht për këtë gjë, sepse ai është alternativa më e mirë për vendin tonë”.
Emiriana Sako:
Po tenderojmë 10 pallate DS4, pallatet e shembur do ndërtohen ku kanë qenë
Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako tha para banorëve të zonës se lagjja 17 është një nga lagjet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe këto programi i rindërtimit ka ecur përpara dhe tashmë pritet të fillojë punë për riforcimin e pallateve DS4. Sako tha në lidhje me fazën e rindërtimit: “kemi dhënë për afro 12 mijë familje grante rikonstruksioni DS1, DS2, DS3 dhe kemi riparuar ambientet e përbashkëta në 400 pallate. 4000 familje janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që kemi filluar punën për ndërtimin e 4 pallateve që u shembën, aty ku kanë qenë. Aktualisht jemi në fazën e tenderimit për 10 pallate DS4, ku mund të përmend pallatin Jedas, Kevin dhe Dranova. Në datën 22 e hapim garën dhe do përcaktojmë kompanitë zbatuese të punimeve. Tërmeti i 26 nëntorit ishte i rëndë për ne, por me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ia dolëm, ia dolëm të sigurojmë më shumë se 1 miliard dollarë fonde nga donatorët për procesin e rindërtimit.