Kandidatja për deputete në Njësinë Nr.9 në Tiranë Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar 25 Prillin një datë historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
“Data 25 Prill nuk është një datë e zakonshme, data 25 Prill nuk është thjeshtë një moment për të votuar qeverinë që do të qeverisë 4 vitet e ardhshme, kur populli ja besoj Edi Rames dhe Partisë Socialiste në Qershor të vitit 2013 ishte një ditë historike sepse në atë moment u ndal rënimi i Shqipërisë. Por vite pas, kur ne të jemi bashkë me fëmijët tanë ne do të kuptojmë që në 25 Prill të 2021 ne kemi vendosur për fatin e Shqipërisë dhe të fëmijëve tanë”, tha Manastirliu.
Duke u shprehur se Shqipëria e vitit 2021 ka shumë sektorë për t’u krenuar, Manastirliu tha se qeveria e Partisë Socialiste do të vijojë vaksinimin antiCOVID deri sa edhe qytetari fundit të vaksinohet.
“Ne arriten falë punës kolosale të kryeministrit Rama dhe qeverisë së Partisë Socialiste për të luftuar ndaj ketij armiku të padukshëm dhe për të nisur një fushatë të vaksinimit masiv, e cila do te vijoj derisa qytetari i fundit të vaksinohen. Ne nuk s’mbrapsemi, ne do të arrijmë të vaksinojmë 500 mijë qytetarë deri në muajin Maj”, tha Manastirliu.
Manastirliu u shpreh se Tirana do të jetë lokomotiva e fitores në gjithë Shqiperinë dhe ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës të votojnë numrin 12.