Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar ditën e sotme në vizitë në Mësonjëtoren e Parë Shqipe. Kreu i qeverisë ka shikuar nga afër punimet që janë kryer në Mësonjëtoren, ku shkruan se tashme është rilindur edhe më e fortë, edhe më e bukur, edhe më tërheqëse pas goditjes së tërmetit, si një tjetër destinacion për të gjitha moshat e për turistët e “Parisit të Vogël”.
Rama sakaq ka reaguar edhe në lidhje me zërat për zhvendosjen e instalacionit të ‘ABC’-s, ku tha se çdo gjë do të shkojë në vend.
Margariti: Do të rivendoset fleta siç ka qenë dhe shkronjat do të vendosen mbi të. Fletat dhe shkronjat janë pozicionuar për momentin në hapësirën e gjelbërt.
Rama: Do të rivendosen shkronjat në vend, aty mbaron çdo gjë mbaron!
Peleshi: Edhe spekulimet politike aty mbarojnë. Nuk ka asgjë të vërtetë me spekulimet!
Rama: Kjo është çudi e madhe. Ç’është ky hall i madh thash se çfarë ka ndodhur. Si shpjegohet kur janë me merimanga dhe mbeturina si nuk ngrihen këta të thonë shiko se nuk e kemi në rregull, sa rregullohen gjërat nxjerrin bishta këta. Ça janë këta nga vijnë këta nga ça shekulli vijnë këta, nga çfarë pylli vijnë këta, tollovisin gjithë dynjanë. Analfabetë funksionalë këta është të gjithë për ti marrë për ti vënë tek ajo banka e madhe.