Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pasi u miratua fleta përfundimtare e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një status në Twitter, Kim thotë se ambasada amerikane do të mbështesë KQZ-në për të garantuar proces të rregullt votimi.
“Më vjen mirë të dëgjoj që formati i fletëve të votimit është rënë dakord që të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 Prillit. Ne mbështesim fuqimisht KQZ-në në përpjekje për të garantuar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta dhe transparente”, thotë ambasadorja amerikane.