Gjatë fjalës së tij, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesi politik për kryeqytetin, Erion Veliaj tha se më mirë të kesh patronazhistë që u shërbejnë njerëzve, se sa paramilitarë të Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz.
“Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer, por kemi parë edhe paramilitarë, që në sheshet e Shqipërisë ekzekutojnë njerëz. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist që i shërben njerëzve, se paramilitari i Saliut dhe i Ilir Metës, që i merr jetën njerëzve. Kjo është diferenca, në këtë fushatë ky është kontrasti, në këtë fushatë këto janë dallimet”, u shpreh Veliaj nga “Sheshi Skënderbej”.