Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Nga 465 të dënuar kanë votuar 110 prej tyre. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit 110 të dënuar nuk mundën të votojnë.
158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit. Ndërkohë që, na ndajnë vetëm pak minuta nga përfundimi i procesit të votimit, që do të përfundojë në orën 19:00.