Në Mars u shënuan 419 v ikti ma dhe mbi 17 mijë infektime. Pavarësisht një ulje të rasteve të fataliteteve, por edhe të të infektuarve nga Covid-19 në ditët e fundit të Marsit, Prilli sipas epidemiologëve mund të sjell një rritje të rasteve për shkak të grumbullimeve për fushatën elektorale. “Eksperienca e vendeve të tjera që kanë zhvilluar normalisht zgjedhjet, ka treguar që 2-3 javë pas zgjedhjeve numri i infektimeve është rritur. Unë shpresoj që mos të ndodhë në Shqipëri, megjithatë e mendoj që mund të rritet sepse kur shikoj në televizor njërzit që dalin në mitingje, pranë njëri-tjetrit, pa maska, unë i përkthej në raste Covid-19 ”, tha epidemiologia Rovena Daja.

Edhe pse në vend prej disa ditësh ka nisur fushata masive e vaksinimit për moshat mbi 70 vjeç, epidemiologët bëjnë thirrje që qytetarët të mos ulin vigjilencën. “Duhet të kemi parasysh një gjë që nuk duhet të vetëkënaqemi. Duhet të që masat të vazhdojnë në mënyrë rigoroze. Njerëzit duhet të ruhen, madje të ruhen edhe ata që sapo e kanë bërë dozën e parë të vaksinës, sepse duhet të paktën 2-3 javë që krijohen antitrupat. Ndërkohë duhet edhe doza e dytë që efikasiteti të rritet”, tha Daja.

Tirana për shkak edhe të numrit të lartë të popullsisë ka peshën më të madhe të të infektuarve por edhe të viktimave nga Covid-19, por sipas epidemiologes Daja shpërndarja e rasteve është më e madhe.

“Problemi është që shtrirja është rritur, kemi disa fshatra apo edhe bashki që kishin shumë pak sepse njerëzit lëvizin nga një qytet në tjetrin dhe lëvizjet e njerëzve e krijojnë këtë situatë që përhapen rastet”, u shpreh ajo.

Kemi problem dhe Fierin, Durrësin, Gjirokastrën. Por nga lëvizja e qytetarëve ka të infektuar edhe në disa fshatra të thella.

Gjatë muajit Mars kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm në spitalet e dedikuara për pacientët me covid 419 persona dhe u infektuan mbi 17 mijë qytetarë.