Qoftë për shkak të pasigurisë, frikës apo mungesës së besimit, ekzistojnë njerëz të cilët goxha lehtë bëhen xhelozë. Xhelozia në esencë është ndjenjë e ndërlikuar, e cila përjetohet kur e njihni dikë, i cili, sipas kritereve të caktuara, është më i mirë se ju. Shumica e njerëzve bëhen xhelozë në ndonjë moment të jetës. Mirëpo, astrologët thonë që personat e lindur në këto pesë shenja të Zodiakut janë më xhelozë se të tjerët. Ata shpesh nuk dinë ta kontrollojnë këtë ndjenjë, as t’i kanalizojnë emocionet negative në mënyrën e cila të tjerëve nuk do t’u “bjerë në sy”.
Dashi-Personat e lindur në këtë shenjë të zjarrtë janë temperamentë dhe shpesh tekanjozë. Deshët janë të prirur për xhelozi kur sheh që dikush është më i mirë se ata në biznes, sport apo hobi.
Ata kanë një natyrë të vrazhdë dhe të vështirë dhe nuk dinë të fshehin atë që ndiejnë.
Gaforrja-Për Gaforret xhelozia është gjendje e natyrshme, ndërsa lind nga pasiguria e tyre. Ndryshe nga Dashi shpërthyes i cili do të bëjë një skenë xhelozie brenda një ore, dhe para publikut, Gaforrja nuk do ta bëjnë kurrë atë në publik. Vetëm nëse i njihni jashtëzakonisht mirë, do të kuptoni se në cilat situata janë të mbingarkuar me xhelozi dhe zili.
Luani-Luanët nuk ndihen të rrezikuar për shkak të suksesit të tjetrit dhe janë dukshëm të sigurt dhe të kënaqur me jetët e tyre. Ata bëhen xhelozë vetëm kur të dashurit e tyre, veçanërisht partneri i tyre, nuk u kushtojnë vëmendje atyre. Kjo pothuajse mund t’i destabilizojë, dhe madje t’i çojë ata në pabesi.
Virgjëresha-Virgjëreshat dëshirojnë të jenë më të mirat në çdo gjë. Ato duan të jenë në majë dhe janë të mbushur me ambicie dhe dëshirë për të arritur një qëllim. Personat e lindur në këtë shenjë, ndiejnë xhelozi të fortë sa herë që dikush është më i mirë dhe më i suksesshëm se ata.
Akrepi-Pjesëtarëve të kësaj shenje të Zodiakut u nevojitet kohë për të arritur besimin te të tjerët. Ata kanë një ndjenjë të vazhdueshme se personi tjetër po fsheh diçka, kështu që ata shpesh i fajësojnë ata në mënyrë të padrejtë dhe u bëjnë presion psikologjik.