Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit pasi që është në Pogradec. Ai, në një lidhje direkte në Klan Kosova, tha se nuk ka qenë i informuar se do të ketë seancë, derisa ka shtuar se nuk është i punësuar që të punojë edhe në fundjavë.
“Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?. Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pasë paralajmërim që do të ketë seancë.”