Geljani dhe Sara kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në Për’puthen. Geljani u duk tepër i ftohtë në bisedë dhe në sjellje ndaj Sarës dhe tregoi se nuk kishte pëlqim ndaj saj, por doli me të që mos të dilte keq. Geljan: Bëra 2 orë trafik që të vij në takim me ty. Nuk të duket pak kjo ty?
Sara: Ta vlerësoj unë këtë? Geljan: Sigurisht që ta vlerësosh. Sara: Ua sa i egër. Geljan: Do më japësh pak ngrohtësi? Sara: Jo. Kam qef të më lodhin mua. Geljan: Po kur të të lodh unë mund të mos ecësh më dot. Sara: Pse largohesh? Pse nuk më lë të të prek? Geljan: Nuk më pëlqen të më prekin njerëzit që nuk më pëlqejnë. Sara: Pse dole me mua kur nuk të pëlqeja? Geljan: Sepse nuk doja të të lija ty keq.