Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahmaj morën pjesë sot në 17 korrik në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ky është programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu. Fjalën e para e mori ministrja Ibrahimaj. Ajo tha se qeveria shqiptare do të mbështesë bizneset.

“Kredia është rritur për bizneset. Ka pasur më shumë financime në dispozicion. Vetëm 26 përqind e kredisë për biznese që shkojnë për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Ne duam që të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse përbëjnë mbi 88 përqind të punësimit. Pra, kanë një kontribut tepër të rëndësishëm në ekonomi. Ato duhet të fuqizohen nga ana teknologjike dhe ekonomike. Të gjitha bizneset të drejtohen në banka dhe të pyesin për nismën ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Është porgram me shumë leverdi ”, tha Ibrahimaj.
https://tvklan.al/kryeministri-rama-ne-eventin-dyfisho-sipermarrjen-tende