Këtë fundjavë, ministrja Olta Xhaçka zhvilloi një fushatë ndryshe, larg deklaratave politike.
Si nuse e Kolonjës, ajo ka preferuar të mos kërkojë vetëm votën nga familjet e zonës, por i është bashkuar grave dhe vajzave në traditën e gatimit.
Ato zgjodhën të bëjnë petulla si një gatim tradicional që shpërndahet përherë për lajme të gëzuara në zonën e Ersekës dhe në fshatrat përreth.
Kolonja njihet për kulinarinë e pasur të saj, aspekt që duket se ministrja Olta Xhaçka ka zgjedhur ta promovojë në këtë mënyrë, duke i shtuar edhe mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit.