Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kontrollorët kanë bllokuar punën në aeroportin e Rinasit. Rama e quan sabotim ndërsa si frymëzues të saj etiketon Sali Berishën dhe presidentin Meta. Kryeministri në reagimin e tij thotë se kjo gjë nuk do të mbetet pa ndëshkim.
Reagimi: Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!