Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të dominohet nga një mot i vranët me kthjellime të pakta, ndërkohë që në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen, duke krijuar mundësinë e reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.