Kardinali 93-vjeçar, Ernest Troshan Simoni ka uruar besimtarët katolik për festën e PAashkëve, teksa thekson se ngjallja e Krishtit shënon në etapë të re në historinë e njerëzimit.
“Dita e Pashkës shënon ndarjen e historisë midis epokës së vjetër dhe epokës së re, plot dritë.
Njeriu ka nevojë për shpresën, për amshimin. Ju uroj Pashkët, Krishti i ngjallun t’ju përcjell në zemnat e të gjithëve që t’ju japë jetë, shëndet, pasuri, begati e lumtuni. Krishti qoftë jeta, shpërblimi, begatia i jetës në këtë botë”, shprehet ajo.