Opozita dhe mediat pranë saj kanë drejtuar gishtin ndaj qeverisë për përdorimin e të dhënave të votuesve. Kaq ka mjaftuar që Ilir Meta të marrë flamurin e kauzës dhe t’i bëjë thirrje SPAK-ut për hetime të thelluara.

Mirëpo rrjeti nuk ka kursyer talljet. Sot ka qarkulluar një montazh, ku me ironi të dhënat e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës vijojnë si më poshtë.

Pra Basha ka patronazhistë Metën dhe Berishën. Këta të fundit figurojnë të pasigurtë për të votuar Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit figuron me qendër votimi në Holandë dhe me banim në kompleksin Rolling Hills…

JavaNews