Ka kaluar me sukses edhe raundi i dytë për zgjedhjen për President në Kosovë, ku në votim morën pjesë 82 deputetë. Kandidatja Vjosa Osmani, ka marrë katër vota të pavlefshme deri më tani dhe me shumë mundësi, do të kalohet në raudnin e tretë. Në këtë raund, mori 2 vota edhe Nasuf Bejtja, kandidati tjetër për President, i cili në raundin e parë nuk mori asnjë votë. Në sallë u paraqitën 84 deputetë. Gjatë seancës së sotme u paraqitën Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, të cilët dje kishin munguar në seancë.
“Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputetë”, tha kryeparlamentari Konjufuca, i cili më pas nisi të thërriste me radhë emrat e deputetëve për të votuar.
Të pranishëm në seancë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, si dhe kandidatja për presidete, Vjosa Osmani. E pranishme ishte edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila pas përjashtimit nga partia, do të jetë deputete e pavarur.