Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza të Sukthit, ku theksoi se qeveria e sotme socialiste është renditur e pesta në rang botëror për pjesëmarrjen më të madhe të grave në kabinet.
“Bashkë me kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, takuam në Sukth gratë dhe vajzat e kësaj zone. Ndava me to faktin se Partia Socialsite është partia e vetme në Shqipëri që e ka zbatuar rigorozisht kuotën e pjesëmarrjes së grave në politikë. Qeveria e sotme socialiste është renditur e pesta në rang botëror për pjesëmarrjen më të madhe të grave në kabinet”, u shpreh Ekonomi.
Sipas saj, Partia Socialiste ka bërë shumë dhe do të bëjë edhe më shumë për nënat e reja, për bebet e për fëmijët, për gratë kryefamiljare e për gjyshet, për çdo grua e vajzë në vend.
“Dhe në Planin e Veprimit 2021-2025, vëmendja do të jetë maksimale për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe sigurtë për çdo grua dhe vajzë në Shqipëri”, u shpreh Ekonomi.