Kreu i qeverisë i cili ndodhet në Sarandë, këshillon Imerajn që të takojnë dhe komunikojnë individulalisht qytetarët derë më derë, pasi sipas Ramës duhet të fokusohen tek njerëzit. Rama po ashtu e pyeti edhe për drejtuesin e qarkut të PD-së në Dibër, Xhelal Mziun, të cilin e quajti ‘azilant nga Kamza’, ndërkohë që Imeraj tha se ai shpërndan virus në klube.
Sakaq Rama e cilësoi LSI-në si ‘partia e kontrollorëve’, e cila sipas Imerajt është një parti e cila ka humbur fare në Dibër. Kryeministri Edi Rama ka telefonuar mëngjesin e sotëm kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës Dionis Imerajn, për ta pyetur në lidhje me mbarëvajtjen e fushatës elektorale.
Rama: Dinois si je?
Imeraj: Njerëzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!
Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai, apo vatër COVID ai?
Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerëzit nëpër klube. Ai infekton ne shërojmë çfarë do bëjmë. Edhe Mati edhe Bulqiza mirë janë, kam besim që do e mbyllim shumë mirë.
Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?
Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.
Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brena këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.