Në një takim me gratë e qytetit në Elbasan, kryeministri Edi Rama nënvizoi se në këtë qytet janë bërë shumë gjëra.
Rama tha se nuk duam që të biem pre e kënaqësisë të atyre gjërave që janë bërë, por nuk ka një rrugë tjetër pasi çdo rrugë tjetër do të jetë katastrofë.
‘Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë, nuk është më një iluzion, por është një horizont që ne e shohim. Janë bërë shumë gjëra në Elbasan, dua të them se është hedhur një bazë shumë e fortë për ta transformuar Elbasanin, për turizmin, për të rritur nivelin e të gjithë sipërmarrjes. Të gjitha këto janë një horizont i prekshëm dhe na duhet vetëm kurajo për të ecur para. Ne nuk duam të biem pre e kënaqësisë për ato që kemi bërë, por u them se nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër mund të jetë një katastrofë, ata që duan të rikthehen janë po ato që i kemi provuar dy herë dhe të dyja herët kemi parë që prova ka dështuar.
Nuk duhet të ndodhë dhe nuk do të ndodhë, ne jemi të lehtësuar pasi kemi përmirësuar shumë shërbimin dhe përkujdesin për gratë dhe vajzat që qysh në momentin e parë ku ata shkojnë në shkollë. Në momentin kur shkojnë në universitet sot nuk u del njeri para. Është arritje e rëndësishme që ne nënave të reja u ofrojmë një kujdes të veçantë. Janë gjëra që duket sikur kanë qenë gjithmonë por janë gjëra që ne i kemi bërë bashkë. ne fund fare dua t’ju them se këtu në Elbasan ju jeni të gjitha të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë qytet në një zonë të qetë, me rend me qetësi dhe siguri. Sa shumë është bërë që në këtë zonë të marrësh frymë lirisht. Sa shumë është bërë për të mundur që fëmijët të shëtisin të dalin, të luajnë në një qytet që deri dej nuk kishe mundësi të luaje e të ndjeheshe pjesë e komunitetit. këto janë arsye që tregojnë dhe provojnë se kush ka bërë këta mund të bëjë më shumë dhe se ka shumë akoma për të bërë. Kjo i ka bërë fuqia e bashkimit tonë për ta parë të ardhmen si sfidë dhe jo si fatalitet. Ky vend bëhet dhe ne do ta bëjmë me sesbën.’- tha Rama.