Kreu i qeverisë gjatë fjalimit të fitores ditën e sotme nga sheshi ‘Skëndërbeu’ falenderoi publikisht bashkëshorten e tij Linda Ramën, duke thënë se ajo është gjysma e tij më e mirë. Po ashtu Rama tha se djali i vogël i tij Zaho, nuk ishte i pranishëm, pasi ishte i mërzitur se nuk kishte marrë asnjë votë në Vlorë.
‘Një falenderim për gjysmën time më të mirë, për Linda Ramën. Linda është guri që na mbledh. Zaho është i mërzitur pasi unë i mora të gjitha votat në Vlorë dhe ai nuk mori asnjë votë.’- tha Rama.