Kryeministri Edi Rama ishte në Delvinë ku inspektoi ujësjellësin e ri atje që do të sigurojë ujë 24 orë për banorët, pas vitesh të tëra me një problem të tillë.

Inxhinieri që ka punuar me projektin tha se prej 40-50 vitesh nuk ndërhyhej dhe se deri para 7-8 vitesh ujë kishte vetëm 5 orë në ditë.

Ndërsa kryeministri Rama tha se : Ishte një torturë që tani mori fund, tani kemi 24 orë ujë , ndërkohë kemi edhe 120 kantierë në proces brenda 2022 do të të jenë gati , do jetë një çështje përfundimisht e mbyllur, që s’do jetë më temë fushatash .”