Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike nga qyteti i Korçës duke thënë se kushdo mund ta lyejë banjën ngjyrë blu dhe t’i duket vetja sikur është në det kur bën dush, por të bëjnë kujdes se kujt i japin votën.
Rama theksoi se fleta e votimit është kontratë pune, jo biletë për të shkuar në stadium dhe shprehet me bindje se nuk ka më të mirë se PS.
Rama: Një lidership që nuk mendon se çfarë vjen mbrapa kur vendos për hapat që hedh nuk i duhet dreqit jo më një vendi të tërë. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën por këto mbase u vlejnë atyre që janë të lëkundur dhe atyre që janë mbështetës të atyre partive që përbëjnë shportën me karavidhe që quhen opozitë këtu dhe nuk kanë minimumin e përgjegjshmërisë njerëzore. Mbase ju duhet për të kuptuar se si mund t’i lihet vota dhe si mund t’i delegohet besimi këtyre njerëzve. Duke folur këtu në Korçë për atë që po lulëzon në këtë qytet dhe në pika të tjera, që është sipërmarrja e vogël që nuk e duan Nikon, mua jo e jo, por çfarë rëndësie ka kjo.
Mund të mos duan të na shohin, nëse nuk na shohin në ekrane, të shkojnë tek Për’puthen ose të shikojnë futboll. Nuk janë të detyruar të na shikojnë e dëgjojnë, jo e jo që të na pëlqejnë. Por të shkosh të paguash taksë se nuk të pëlqejnë çitjanet e nuk të pëlqen që nuk vendos kollare, kjo nuk është llogari prej sipërmarrësi por tifozllëk që të kushton.
Fleta e votimit nuk është biletë për të shkuar në stadium, por autorizim për interesat e tua. Fleta e votimit është kontratë pune se kur duhet të ngjisësh gomarin, nuk e shikon as nga veshët, as nga goja. Nuk merr gomar me zor që të të lërë drutë rrugëve. Blu mund të lyesh kuzhinën e banjën, të duket vetja sikur je në det kur bën dush por për hir të ngjyrës të lësh drutë rrugëve si në të gjitha rastet, kur merr dikë për të bërë një punë, përpiqesh që të marrësh dikë që e bën më mirë se ne.
Më mirë se ne për Korçën nuk gjejnë dot.
Kush ishte ai i kërnackave se më ka ngelur në mendje. Tani kanë sjellë atë të Babales. Çfarë do bëni, do punësoni njeri për përgjime, për manipulime videosh. Programi ynë është vizioni ynë dhe kush do ta konsultojë vizionin, të hedhë sytë kudo ku kemi vënë dorë. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Jo gjithmonë në kohë e shumë mirë, por nuk i ndahemi që marrin përsipër dhe këmbëngulim derisa ti bëjmë. Ne punojmë pa pushim.