Kryeministri Rama, nga Lezha pati një mesazh të fortë për të pranishmit dhe përmes tyre për të gjithë shqiptarët.
Ai tha se fitorja në përballje me atë që la pas tërmeti dhe me COVID-19 duhet t’i bëjë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë.
“Jemi sot në një situatë ku ne shqiptarët, jo si socialistë apo demokratë, duhet të jemi të gjithë shumë krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që ka nisur që prej fatkeqësisë së parë të madhe. Ne po ia dalim të kthejmë në shtëpi çdo familje, në një shtëpi shumë më të mira. Ne po ia dalim të kthejmë mësuesit dhe nxënësit në shkolla shumë më të mira, shumë më të mëdha. Nëse shqiptarët nuk humbin drejtimin nuk ka asgjë që i ndalon që t’ia dalin. Tanimë që dielli po shkëlqen përsëri, jeta po rikthehet përsëri, si mund të mos ia dalim në vijim. Kur ia dolëm kundër tërmetit dhe kundër armikut të padukshëm ne do ia dalim edhe kundër tundimit për tu kthyer mbrapa”, tha Rama.