Kryeministri i vendit, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një takim me vajza e gra në Tiranë ditën e sotme.
Kryeministri Rama ka një thirrje për të gjitha gratë e vajzat, të reja e të moshuara, që të votojnë Partinë Socialiste më 25 prill nëse duan që në krye të vendit të jetë një forcë që sillet si një grua, e nëse duan që vendin ta qeverisë një burr që luan bixhoz të votojnë PD!
“Të gjithë ata që besojnë se për tu ringritur mbasi të ka rrëzuar stresi do të thotë të ringrihesh vetë dhe të mos presësh të vijë dikush tjetër, ka vetëm një rrugë më 25 prill, PS. Mesazhi për të gjithë gratë dhe nënat, ndjesë për gjithçka që politika ka bërë për t’ju shtuar lodhjen, mërzinë. Është e pamundur të mos përfshihesh dhe të përbaltesh ama me mirëkuptim dhe besim për një të vërtetë të thjeshtë. Shqipëria sot është shumë më tepër Shqipëria e vajzave dhe grave se ç’ishte para se ne të merrnim detyrën. Nëse kthehem në shembullin e asaj gruas, të cilës burri i luante bixhoz, në 25 prill burri është PD dhe gruaja është PS. Kush do një forcë që në krye të vendit të sillet si një grua voton PS, kush do që në krye të vendit të kenë një burrë që luan bixhoz të votojnë PD”, u shpreh Rama.