Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së saj Evis Kushi tha se PS do të mbështesë gratë dhe vajzat.
“Elbasani pret me padurim që pas fitore së 25 prillit të fillojnë projektet. Ne do të bëjmë akoma dhe më shumjë she për të mbështetur gratë dhe vajzat. Ashtu siç kemi arritur barazi gjinore në qeveri në administratë ne do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Për këtë na duhet mbështetja juaj. Në 25 prill të votojmë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën”, tha Kushi.