Pa hedhur ende votën në kutinë e votimit, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët ku bën thirrje që sot tregojmë të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë. Rama ka apeluar që të respektojmë njëri tjetrin dhe çdokush ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë. Nga ky proces Rama thotë se Shqipëria duhet të dalë kryelartë.
“Mirëmëngjes le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.