Kryeministri i Shqipëris,ë Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta për reagimin dhe qëndrimin e këtij të fundit për grevën e kontrollorëve në Rinas që ka bllokuar gjithë trafikun ajror shqiptar. Rama thotë se Meta bën predikime, teksa është një nga dy nxitësit e kësaj goditje të çmendur bashkë me Sali Berishën.
Reagimi i plotë i Ramës:Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!