I pranishëm në Berat, ku pa nga afër investimet e bëra në qytet, ndërsa nuk la pa ‘thumbuar’ as PD-në. Rama tha se një nga arsyet që PD do humbi thellë në Berat, është sepse PS i ka marrë Ervin Demon.
“Një nga arsyet që do humbi thellë PD në Berat, është që i morëm asetin më të çmuar, Demon. Të lanë nuk të identifikuan. Tak erdhe “, tha Rama.
Ndërkohë, i pranishëm me Ramën në Berat ishte edhe Nasip Naço, i cili la LSI-në dhe iu bashkua PS, ndërsa tha se mori këtë vendim sepse beson se PS e mbanë fjalën.
“Tashmë Berati është bërë një kantier ndërtimi, është realitet. Unë jam bërë pjesë e skuadrës me premtimin tuaj se do investoni tre herë më shumë se ç është bërë në këto vite. Unë besoj se ju e mbani fjalën se Berati meriton më shumë se kaq. Syri, veshët dhe vëmendja juaj do jenë për Beratin”, u shpreh Naço.