Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Korçë, ku po zhvillon një takim me banorët e zonës. Ai theksoi se Korça do të kthehet në kampione të Ballkanit sa i përket zhvillimit, ekonomisë e eksporteve.
“Duhet që Shqipëria të buzëqeshë, fushata vjen pas kësaj, të dalim para njerëzve, kush ka sy të shikojë shikon, për atë që s’kemi bërë ka arsye, nuk jemi pa të meta, madje kemi bërë më shumë. Çfarë është Korça sot, një destinacionin që çdo ditë transformohet, shpirti i zhvillimit, krijohet punë për ata që i kanë ato bujtina, hapën dyer për të fituar me punë të ndershme,e them me bindje por do e bëjmë kampione të Ballkanit. Do të bëjmë një investim në zonën e Nikolicës, për t’i hapur rrugë zhvillimit. Në Korçë nuk shkohet dot po nuk rezervove 10 ditë para”, tha Rama.