Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed. Kështu ka bërë me dije kryeminstri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.”Aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut…”, shkruan Rama krahas videos.
Disa ditë më parë ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill.