Fushata elektorale e Partisë Socialiste këtë të martë pasdite, u zhvendos në Tiranë, më konkretisht në Njësinë 1. Kryeministri Edi Rama në këtë takim, u shpreh se mandati i dytë qeverisës u kushtëzua nga prezenca e tërmeteve të 2019-ës, që la pa shtëpi mijëra familje, por edhe pandemia, e cila ende është prezente në jetët tona.

Rama tha se mandati i tretë, do e gjej Shqipërinë ke 4 porte dhe aeroporte, e shtoi se objektiv i Partisë Socialiste të Shqipërisë është të shtojë vendet e punës me paga të mirëpaguara.

“Mirëmbrëma! Nuk është një kohë normale, një kohë e zakonshme tek ne, por është tanimë një periudhë e gjatë, shumë e gjatë, mbi 15 muaj që ju dhe të gjithë ne, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi kanë hyrë në një fazë stresi, shqetësimi më të madh se sa zakonisht. Në një fazë kur hallet dhe problemet e zakonshme i është shtuar pandemia. E gjitha kjo u ndje menjëherë, jo një ditë, javë, por me muaj të tërë, kaloi dhe viti dhe në ekonomi u ndje planet që gjithsecili ka bërë mbi veten.

U ndje menjëherë në frikën e madhe për të nesërmen, jetën, jetën e atyre më të dobëtëve mes nesh, prindërve, aq më tepër që gjatë kësaj periudhe kemi jetuar duke dëgjuar për njerëz si ne, njerëz si njerëzit tanë që ndahen nga jeta. E gjitha kjo në kushtet kur bota është mbyllur, kur shumëkush që është mësuar që lëvizin radhë e kanë të pamundur të marrin frymë sepse i duket sikur janë mbyllur në kafaz. Këto bëjnë që njeriu të shfryjë, gjejë, çdo ditë dhe orë mijëra arsye, për të lehtësuar veten duke e projektuar veten dhe padyshim që projeksionin e këtij stresi, natyrshëm e çojnë tek ata që na qeverisin, shërbejmë. Në të gjithë këtë të ndodh të shkosh në zyrë të marrësh shërbim dhe nuk e merr.

Ky është momenti që ne duhet të marrim frymë thellë dhe s’kemi qëndruar kohë, sepse drita në fund të tunelit vjen duke u zmadhuar dhe ne si jo shumë të tjerë, sot, po bëjmë vaksinimin masiv që po i rikthen buzëqeshjen gjyshërve dhe gjysheve, që po nxjerr nga ankthi i jetës çdo ditë, mijëra e mijëra persona. Ndërkohë që po vazhdon futja në shtëpi e atyre që humbën shtëpitë nga tërmetet. Ne jo vetëm që nuk jemi mbrapa, por kemi ecur shumë shpejt dhe vazhdojmë të ecim. Dua të qëndrojmë pak sekonda në gjërat që po bëjmë. Duhet të rikthejmë në shtëpi më të mira, bukura, e forta, ata persona që e humbën atë. Shtëpitë do të jenë më të bukura se Ali Demi, Kombinati, siç është sot e bukur kampusi në Universitetin Bujqësor. Ata ishin lënë aty pa ujë, drita, pa perspektivë dhe përdorur si mish për top, marrë votat dhe i thonin që është shtëpia juaj. Sot, janë 210 mijë familje që atë ç’ka kishin ndërtuar në të shkuarën e kanë legalizuar. E di shumë mirë që procesi s’ka përfunduar.

Kur ne erdhëm vetëm 21 mijë legalizime ishin bërë që prej kohës që ishte bërë legalizimi, janë 10 fishi. Kur të gjithë njerëzit presin me ankth a do të ketë vaksina, e më pas vijnë vaksinat, janë me mijëra me mijëra që çlirohen, njerëzit thonë, iku kjo, çdo bëjmë tani. Dalja nga ky tunel është afër, por jemi në kushtet, që duhet të pyesim po pastaj? Si do të jetë ekonomia dhe të rinjtë të mos largohen në momentin që hapen kufijtë. Sado e çuditshme mund t’i duket gjithkujt, kjo është arsyeja që jam këtu sot, në këtë fazë të historisë tonë, për t’i dhënë shpjegim kuptimplotë njerëzve.

Në 25 prill duhet të votohet Partia Socialiste, jo për katër vite të tjera, për mua, sepse e kam thënë që ditën e parë dhe për fat të keq, jetojmë në një kohë dhe shoqëri të mbarsur, me gënjeshtra dhe shumëçka zmadhohet kur është e keqe. Një gjë unë e kam themelin e krenarisë time, që qysh nga dita e parë në atë zyrë, unë kam qenë njeriu që hynë dhe del, pushteti i saj zyre ka qenë i juaji. Asnjëherë, në asnjë rast, nuk ka qenë i imi, i interesave të mia, por çdo ditë, natë, sidomos në ditët më të vështira, me çdo njeri që kam kontaktuar, pushteti juaj, pushteti i njerëzve. Mos të harrojmë një gjë, ne këtu nuk vijmë pas mandatit të dytë, vijmë pas një mandati të dytë që morëm 4 vite më parë me votën e njerëzve, por vijmë teksa, mandati i dytë u kthye në një mandat për t’u përballur me dy sfida të jashtëzakonshëm, në një mandat për t’u përballur në një luftë me dy fronte.

Gjërat që do të kishin vajuar më shpejt dhe rezultate të prekshme mbetën në plan të dytë. Duhet të shkojmë në një lartësi tjetër. Në një lartësi tjetër, duke pasur sot, jo vetëm si dëshirë apo plan në letër, por duke pasur një program investimesh, të cilat janë të dakordsuara, investime të mëdha, të huaja, por edhe të brendshme, publike.

Pa harruar këtu dhe ato publike. Duhet të vazhdojmë punën për ta bërë Shqipërinë me 4 aeroporte, me 4 porte të mëdha turistike, i Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit. Problemi ynë, imi, që duhet çdo ditë dhe natë të mbledhim me problemet e njerëzve, është problemi i të rinjve, jo mungesa e vendeve të punës, por mungesa e vendeve të punës të paguara shumë mirë”, u shpreh Rama.