Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Vlorës, Damian Gjiknuri, të cilit me ironi i thotë, “hë mo do bësh tërmet”.
Edi Rama: Ça bëhet Damian?
Damian Gjiknuri: Mirë mo ja fushatë, punë, lëvizje.
Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën?
Damian Gjiknuri: Do ta them edhe njëherë fjalën tërmet.
Edi Rama: Si shkon andej puna?
Gjiknuri: Mirë, e përgjithshmja mirë, e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë.
Rama: Leskua ç’bën
Gjiknuri: Secili bën punën e tij
Rama: Po ky ka ardhur
Gjiknuri: Kush , presidenti?
Gjiknuri: Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë
Rama: me OFL apo KCK
Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan. nuk e gjejnë veten
Gjiknuri: Po me komunitetin çam, po ecin kontaktet
Rama: Po, e quajnë shumë mirë që PS ka vënë një kandidaturë çame të rrezja e fitores
Rama: Kemi vënë goxha grua
Rama: Fate Velaj ç’bën
Rama: Ai po mbështet PS shumë