Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandati të dytë.

Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me përqindjen e TVSH për hotelet dhe shërbimet turistike.

Më pas ai ka faktuar se TVSH është ulur në 6% për hotelet dhe shërbimet e sipërmarrjeve në turizëm dhe agro-turizëm.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.