Vrasja e Elbasanit është ngjarja më e rëndë e fushatave zgjedhore të viteve të fundit.
Retorika e ashpër e Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe thirrjet e tyre për përballje me cfurqe e kosore më 25 prill, ka shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.
Shënjat në Elbasan ishin dhënë që para disa javësh, kur militantët e PD-së dhe LSI-së iu vërsulën Edi Ramës dhe u përleshën me militantët e PS-së.
Por, askush nuk mendonte se do të arrinin deri tek vrasjet.
Dhe sit ë mos mjaftonin me vrasjen, janë përpjekur ta justifikojnë atë, me faktin se viktima ishte duke blerë vota për PS-në, gjë që në fakt nuk ishte e vërtetë.
Vetëm dy ditë më parë, në Kavajën ngjitur me Elbasanin, ndodhi një plagosje në një prej zyrave të PD-së, pas një zënke mes dy eksponentëve të PD-së.
Lulzim Basha e Ilir Meta shkuan me urgjencë dhe bënë thirrje për mobilizim.
Fatmirësisht ngjarja u sqarua shumë shpejt dhe nuk u arrit në skenarin e ëndërruar nga Meta, për përplasje.
Gjë që për fat të keq nuk u shmang në Elbasan, ku u vra mjeku Xhuvani.
Ndryshe nga PD e Ilir Meta, Partia Socialiste dhe Edi Ramë kanë ruajtur qetësinë dhe nuk kanë bërë asnjë deklaratë, për të mos tensionuar edhe më tej situatën.
Ata kanë lënë të veprojë Policia, siç duhet të ndodhë në këto raste.
Por, imagjinoni për një moment, sikur i vrari të ishte i PD-së!
Në Elbasan do të kishin shkuar me urgjencë Ilir Meta me Lulzim Bashën dhe sot, vendi me gjasë do të ishte futur në një luftë civile.
Gjë që Ilir Meta po e provokon përditë, me thirrjet e tij për luftë kundër rilindasve.
Për fat, askush nuk po i përgjigjet siç e meriton nga PS-ja, ndryshe këtu do të bëhej kasaphanë pastaj.
(TemA)