Më në fund kemi një lajm të mirë nga familja Meta.

Vajza e vogël e shtëpisë, që kryen “de jure” funksionet e “Zonjës së Parë”, i paska dhënë Ilir Metës këshillën më të vyer deri më sot.

Sipas vet Metes ajo I ka thënë “Mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tjetrit”.

Bëhet fjalë për sulmin që Ilir Meta i bëri Damian Gjiknurit nga Vlora, pas turbullimeve që pati nga numri 2 i listës së LSI, duke shpallur Luan Ramën armik dhe duke bërë thirrje të votohej e dyta e listës.

Për ta bërë të besueshme tradhtinë e Luan Ramës, ai sulmoi Gjiknurin dhe shkoi në sulme deri tek përmendja e gruas së tij.

Pas kësaj, me sa duket vajza e tij e vogël ka kërkuar të kuptojë pse e ka bërë këtë dhe i ka rezultuar që babai i saj është i pirë.

Dhe e ka justifikuar aktin e tij si deklaratë e një njeriu të pirë.

Për këtë, e ka qortuar që të mos pijë më, se pastaj sulmon gratë e të tjerëve.

Këshilla e vajzës është ndoshta këshilla më e mirë që një fëmijë mund t’i japë babait dhe kur nuk është president.

Ky është një lajm i mire, pasi së paku “Zonjën e Parë” e kemi me një barrë mend, krahasuar me presidentin.

TemA