Në zgjedhjet e 25 prillit, ZAZ numër 40 në kryeqytet do të ketë “fatin” të mësojë rezultatin e votimeve dhe të shpallë fituesin vetëm pak orë më pas. Kjo pasi, në këtë Zonë të Administrimit Zgjedhor, do të votohet elektronikisht, por po kështu do të numërohen edhe votat, duke bërë që rezultati të dalë më shpejt.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se shpallja e rezultatit për këtë ZAZ do të bëhet në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit.
Postimi: VEMENDJE! Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, do të jetë vetëm për ZAZ 40 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik.