Një avion civil i marrë me qira u rrëzua në Alaskën perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave që ndodheshin në bord.
Aksidenti ndodhi rreth 725 kilometra në perëndim të Anchorage. Sipas ushtrisë amerikane, avioni ishte një “avion civil me kontratë” dhe transportonte gjithsej tetë persona.
Clint Johnson, drejtori rajonal i Alaskës për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), bëri të ditur se në bord ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë.
Avioni ishte nisur nga Anchorage dhe, sipas informacioneve paraprake, u rrëzua të enjten, teksa po afrohej drejt destinacionit.
Komandanti i Komandës së Alaskës, Komandës së Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) për Rajonin e Alaskës dhe Forcës së 11-të Ajrore, gjenerallejtënant Robert Davis, shprehu trishtimin për humbjen e tetë personave.










