Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij janë ndalur ditën e sotme në Kamzë, ku ka bërë të ditur se numri i vaksinimeve në Shqipëri ka nisur në 300 mijë dhe kjo është si rezultat i politikës.
Mesazhi i Ramës nga Kamza për të gjithë qytetarët ishte ky “nuk ndërtohet sa hap e mbyllë sytë dhe duke ndenjur këmbë mbi këmbë”. Ai i ka ftuar ata që në 25 prill të votojnë PS-në në mënyrë që të përfundohen të gjitha punët e nisura dhe projekte të tjera që do të sjellin fitime për vendin.
Rama: Njerëzit në Kamzë i bashkon historia e përbashkët e fillimit të një rruge, të ardhjes nga periferi shumë të varfra nga të katër anët për të ndërtuar këtu të ardhmen për fëmijët dhe një jetë ndryshe.
Besoj që si askund këtu në Kamzë çdo njeri i arsyeshëm, çdo babë, gjysh që i ka duart me kallo sepse e ka ndërtuar tullë për tullë shtëpinë e re e kupton shumë mirë se çfarë dua të them kur them se shtëpia e re ku njeriu investojnë për një të ardhme më të mirë nuk ndërtohet sa hap e mbyllë sytë dhe duke ndenjur këmbë mbi këmbë, apo duke pritur që të tjerët të të sjellin lekët, tjegullat, tullat, që t’i ta bësh kollaj.
Politika për vite të tëra e la Kamzën të pashpresë për një shkollë të denjë për fëmijët, për kanalizime, ujësjellës, vetëm rrugë, rrugë, rrugë dhe është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto.
Po të mos ishte politika nuk do kishim 300 mijë të vaksinuar dhe gjyshe e gjyshër nuk do ishin çliruar nga ankthi i tmerrshëm se virusi mund t’i merrte jetën.
Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i soli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë se shumë më shpejt po del në krahasim me vende të tjera.
Çfarë do të bëjmë më tutje dhe si do të ecim. Po ju them sot kur ne ia dolëm që të kurojmë ato plagë të tmerrshme të tërmetit, të përballemi me koronavirusin dhe nuk u rrëzuam, por rezistuam si nuk e bëkemi dot ne Shqipërinë të ardhmen tonë. Si nuk e rriskemi me ekonominë.
Ne mundemi që delli që ka filluar të ngrohë përsëri ta kthejmë nga një mrekulli që vizitojnë Shqipërinë, në një buri ngrohtësie për çdo familje shqiptare, por ka një kusht dhe unë ia them këtë sy më sy të gjithë baballarëve dhe nënave, nuk më duhet se janë të majtë apo të djathtë, më intereson vetëm dora e tyre me kallo nga lufta e përditshme dhe puna pa u lodhur për të ndërtuar shtëpinë. Ju them kushti është që të punojmë akoma më shumë, që të mos presim këmbë mbi këmbë që të na e bëjnë rrafsh jetën, dhe të jemi të bashkuar për shtëpinë tonë të përbashkët.