Nga Albert Nikolla/ Skuadrizmi fashist ka qenë një organizim fashiste, lindur që në vitin 1919 brenda lëvizjes fashiste, që kishte si qëllim frikësimin e kundërshtarëve politikë. Kjo lëvizje famëkeqe ka qenë aktive sidomos përgjatë zgjedhjeve politike në vitet e para të regjimit fashist duke dhunuar votuesit.
Tundimet për ta rikthyer këtë formë të dhunshme politike në skenën politike shqiptare kanë filluar në gjirin e PD-së që pas ardhjes së saj në pushtet në vitin 1992. Shik-u i asaj kohe u përdor saktësisht si skuadrizëm neofashist duke dhunuar kundërshtarët politikë të mjatë.
Edhe ajo që ndodhi në Elbasan është produkt i mendësisë skuadriste neofashiste që i ka zanafillat qysh me krijimin e korpusit agresiv “Azem Hajdari” që nxiste dhunë gjatë protestave të dy viteve të fundit, tashmë formësuar në grupet paramilitare të “ruajtjes së votës”.
Duhet një përgjigje e fortë demokratike me votë masive kundër skuadrizmit neofashist dhe çdo forme dhune që kërkon të mbijetojë duke sulmuar qytetarinë e demokracinë shqiptare.