I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokati Spartak Ngjela tha se fitorja e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 25 prillit është e pamundur. Avokati shtoi se Basha nuk ka skemë fituese .
“Fitorja e Lulzim Bashës është imposibilitet absolut. Për t’u krijuar rezultantja janë tri forca që influencojnë direkt. Është fushata elektorale të cilën Rama e ka superiore.
E dini pse opozita ka bere nje fushate pa shpenzime? Jo se nuk ka leke, por se nuk do t’i shpenzoje, per humbjen.
E dyta dhe shumë e rëndësishme, është qëndrimi amerikan dhe interesat e tyre ne Ballkan që kërkojnë stabilitet dhe garanci. Të dyja këto i kanë marrë nga Rama.
Basha nuk ka c’u jep, se është Berisha pas tij. Dhe e treta është interesi individual i votuesit. Të trija këto krijojnë një trajektore.
Lexo atë të kuptosh kush do fitojë në 25 prill. Lulzim Basha nuk ka skemë fituese. Nuk ka ide dhe nuk ka verb. Rama është tre hapa para. Ai është fituesi”, tha ai.