Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, e pranishme në një takim të madh në Bathore me gra dhe vajza të Kamzës u shpreh se drejtësia shoqërore arrihet me përfundimin e reformës në drejtësi dhe se në këto vite reforma ka dhënë frytet e saj duke larguar mbi 200 gjykatës e prokurorë të korruptuar nga sistemi.
“Është domosdoshmëri që të vazhdojmë për drejtësi shoqërore. Ne luftuam për drejtësinë në sallën e gjyqit. Në katër vite, reformim i plotë i sistemit të drejtësisë. 200 gjykatës dhe prokurorë që i ka nxjerr jashtë sistemi i vetingut. Pse? Sepse politikanët i nxirrnin të pafajshëm çdo herë, ndërsa një djal të ri vetëm 16 vjeç, 17 vjeç, nuk e falnin këta e fusnin në burg. Se s’kishte të paguante. Një gruaje të dhunuar, nuk i jepnin kurrë të drejtën në sallën e gjyqit se sigurisht i jepnin të drejtën burrit që kishte mundësi. Atij që e dhunonte. Kurse të fuqishmëve, ata që ishin në pushtet, këta i falnin edhe vjedhjen e rrugës së Kombit, edhe kur kapeshin me video me audio duke vjedhur me njëri-tjetrin, këta i jepnin pafajsinë në gjykatë të lartë. Këta gjyqtarë janë sot jashtë nga sistemi. Prandaj janë tërbuar.” – u shpreh Spiropali.
Ministrja Spiropali foli edhe për ndihmën që qeveria po i jep familjeve dhe nënave të reja duke i mbëshetur përmes çekut të bebes, bonusit të strehimit dhe kredive të buta.
“Ne duam drejtësi shoqërore. Më shumë barazi. Prandaj që nga dita që lind fëmija ne i kemi ardhur në ndihmë me çekun e bebeve. Mund të duke modest, por është një simbolik e fort që shteti t’i gjendet në krah nënave. Për fëmijën e pare 400 mijë lekë, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, për fëmijën e tretë 1.2 milion lekë e kështu me radhë. Bonuse strehimi. Është e pabesueshme që në bashkinë Kamëz përpara Rakipit nuk kishte as drejtori strehimi. Nuk donin t’ia dinin se kudo shkojnë njerëzit. Kredi të buta s’bëhej fjalë. Sot ka nisur procesi i dhënies së kredive të buta për familjet e reja” – u shpreh ministrja Spiropali.
Përpara grave dhe vajzave të zonë, Spiropali foli për bashkim dhe jo dasi siç politika e vjetër kishte për qëllim për banorët e kësaj zone dhe se ata nuk do të ngelen peng i partive, por do të vazhdojnë me çuarjen në fund të projekteve të mëdha për Kamzën dhe Shqipërinë.
“Ju vimë në emër të punës që po bëjmë, për t’ju ndryshuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar jetët e fëmijëve, të grave, të burrave, të këtij vendi. Nuk jemi për t’i ndarë njerëzit në të jugut apo të veriut, për të bërë dasi, por për t’i bashkuar të gjithë drejt të ardhmes tonë. Shihni kë kemi përballë, jo për të folur për ta, por për të bërë diferencën, për rrezikun që i kanoset së ardhmes. Partitë e kontrollorëve nuk e marrin dot peng Shqipërinë. Ta harrojnë që mund të marrin pushtetin në shërbim të pesë njerëzve. Ta harrojnë! Në 25 Prill Shqipëria do të vazhdojë me Edi Ramën për të përfunduar punët e mira që kemi nisur. Projektet e mëdha që kemi për Kamzën dhe Shqipërinë.” – deklaroi Spiropali.