Është pritur me duartrokitje kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që ka kryer ditën e sotme në qendrën e vaksinimit në Sarandë.

Rama u prit më duartrokitje nga të moshuarit, të cilëve u kërkoi që të uleshin dhe se nuk kishte nevojë për duartrokitje.

‘Si jeni djali nënës, o djal flori o yll! Të keqen nëna, rrofsh të paçim sa malet me ty gjithmonë Shqipëria fiton.’- tha një e moshuar e cila po vaksinohej.

Rama: Uluni, uluni se duhet të qendroni ulur!

‘Edhe këtu vijon vaksinimi masiv ashtu si në të gjithë vendin, në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuara.’- shkruan kreu i qeverisë.