Vazhdojnë largimet nga LSI edhe në ditët e fundit të fushatës elektorale. Së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste ish kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetar i LSI-së i rajonit 3 në bashkinë Berat, (një nga njerëzit me të afërt të ish-kryetarit të Bashkisë Berat aktualisht kandidat për deputet.

Të dy janë shprehur mbas takimit me Kryeministrin se ndihen të privilegjuar dhe të nderuar që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe do të bëjnë maksimumin e përpjekjeve gjatë fushatës për të arritur objektivat elektorale dhe që Partia Socialiste të marrë 6 mandate në qarkun e Beratit.