Lulzim Basha është shfaqur sërish sot me një grup militantësh që e ndjekin për fushatën elektorale. Në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Komitieti Teknik i Ekspertëve, Bashës duket se nuk i intereson shumë shëndeti i qytarëve këtë kohë Pandemie duke u kthyer kështu në përhapës të saj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto që tregon dy realitete të kundërta, nga njëra anë shfaqet Basha me militantë në kundërshtim me rregullat dhe nga ana tjetër qytetarë të cilët presin në radhë për të marrë vaksinën antiCovid.

Si të mos mjaftonte kjo, Basha u ka servirur mediave një material të regjistruar ditën e djeshme duke dashur ta paraqesë sikur takimi është zhvilluar sot. Moti i paqëndrueshëm ditën e sotme ka nxjerrë blof liderin demokrat.

Statusi i plotë: Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij! Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit! (Lexo.al)